PRONA
Përshkrimi
BANESË TERRACIER PËR SHITJE – KORAL 2
Afër Stacionit të Autobusëve, Prishtinë
Shitet banesë terracier në katin e 8-të, në kompleksin Koral 2, me organizim funksional dhe një tarracë private prej 17.68 m², e përshtatshme për relaksim dhe gjelbërim.
Sipërfaqja totale: 91.34 m²
Banesa: 73.66 m²
Tarraca: 17.68 m²
Organizimi: 2 dhoma gjumi, sallon me kuzhinë, banjo, korridor dhe tarracë private.
Banesa ka orientim Lindje – Perëndim – Veri, duke siguruar ndriçim natyral gjatë pjesës më të madhe të ditës. Tarraca ofron hapësirë reale të shfrytëzueshme dhe mundësi për krijimin e një ambienti privat me gjelbërim.
Karakteristikat kryesore:
Tarracë private me gjelbërim
Ngrohje në dysheme me kaldajë elektrike
Orientim në tri anë
Kati 8
Ndërtimi përfundon në fund të vitit 2026
Mundësi pagese me këste, sipas marrëveshjes
Mundësi ndërrimi me pronë/tokë për një pjesë më të vogël të pagesës
Çmimi: 134,000 €
ID:126
Lokacioni: Koral 2, afër Stacionit të Autobusëve – Prishtinë
DOMUS Estates
Adresa e duhur fillon këtu.